Lajme
Sot, mbledhje komemorative me rastin e rënies heroike të Afrim Bunjakut
Demokracia
10:44 | 25 Shtator 2023

Share:

Nën patronatin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, Gazmend Hoxha, me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të rreshter Afrim Bunjaku, organizohet mbledhje komemorative.

Në njoftimin për media theksohet se do të marrin pjesë familja e rreshter Afrim Bunjakut, personalitetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare si dhe eprorë e zyrtarë policorë.

Mbledhja komemorative do të mbahet sot në orën 12:30 në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës.

Kosova sot mban zi për vrasjen e Afrim Bunjakut, i cili u vra në krye të detyrës gjatë një sulmi terrorist të kryer nga grupet kriminale të Serbisë në komunën e Zveçanit të Kosovës.

Të ngjashme