Lajme
Sot mbahet koncert i madh në Podujevë në ndihmë të Arlind Veselit
Demokracia
14:39 | 21 Maj 2022

Share:

Sot në Podujevë, do të organizohet një koncert me 17 këngëtarë, me qëllim të mbledhjes së parave për shërimin e llapjanit Arlind Veseli.

Koncerti do të mbahet me fillim nga ora 15:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, dhe bileta e hyrjes kushton 3 euro – dhe të gjitha paratë do të dedikohen për shërimin e Arlindit.

Në këtë koncert do të performojnë këngarët; Nysret Muçiqi, Albatrti Muçiqi, Naim Abazi, Dafina Dauti, Gold Ag, Robert Berisha, Alban Mehmeti, Babo Darabuka, Endrit Ademi, Dardan Restelica, Lindi Mehmeti, Behxhet Zeka, Ahmet Sadiku, Gëzim Hajdini, Rinor Llugaliu, Fikret Bislimi dhe Kushtrim Balaj.

Ky koncert humanitar është organizuar nga Adnan Blaku së bashku me Fredi Ajvazi dhe Aldin Mehani.

Të ngjashme