Sport
Sot luhet finalja e Superkupës në basketboll
Demokracia
11:21 | 05 Shtator 2021

Share:

Sot (e diel) do të zhvillohet finalja e madhe e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Për trofeun e kësaj gare do të “luftojnë” Prizreni 16 dhe Trepça.

Prizrenasit për të arritur në finale eliminuan Dritën në çerekfinale dhe Pejën në gjysmëfinale. Në anën tjetër, mitrovicasit fillimisht eliminuan Rahovecin dhe pastaj edhe Golden Eagle Yllin.

Finalja mes Prizreni 16 dhe Trepçës zhvillohet sot nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. /Demokracia.com

Të ngjashme