Sport
Sot luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Afrikës
Demokracia
14:50 | 29 Janar 2022

Share:

Kupa e Afrikës rikthehet sot me dy ndeshje interesante, të vlefshme këto për fazën e çerekfinales. Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00, ku Gambia pret në shtëpi Kombëtaren e Kamerunit.

Ndërkaq, ndeshja përmbyllëse për sot do të zhvillohet në stadiumin “Omnisport Roumdé Adjia”, ku Tunizia do të jetë mysafire e Burkina Fasos.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme, të vlefshme këto për fazën e çerekfinales së Kupës së Afrikës, e gjeni më poshtë.17:00 Gambia – Kameruni (Stadiumi Japoma)20:00 Burkina Faso – Tunizia (Stadiumi Omnisport Roumdé Adjia). /Demokracia.com

Të ngjashme