Lajme
Sot LDK zgjedh kryetarin e saj
Demokracia
08:29 | 14 Mars 2021

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës sot zgjedh kryetarin e saj.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot kuvendin e saj zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie.

Kjo parti ka paraparë që të mbajë tubimin e hotel “Emerald”, ku mbi 300 delegatë të kësaj partie do të marrin pjesë në zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së.

Kandidatë për kryetar të kësaj partie janë: Lutfi Haziri, Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.

Zgjedhjet në LDK vijnë si reflektim ndaj rezultatit që ka pësuar kjo parti në zgjedhjet parlamentare, që u mbajtën më 14 shkurt, ku LDK u rendit si partia e tretë./Demokracia/

Të ngjashme