Lajme
Sot inaugurohet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Demokracia
09:23 | 20 Janar 2021

Share:

Joe Biden gjatë ditës së sotme pritet të inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ceremonia  e inaugurimit do të jetë ndryshe nga çdoherë tjetër sepse numri i spektatorëve do të jenë më i vogël për shkak të pandemisë, shkrujanë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Gjithashtu, mijëra ushtarë rezervë të Gardës Kombëtare janë vendosur para Ndërtesës së Kongresit Amerikan.

Donald Trump do të refuzojë pasardhësin e tij duke mos marrë pjesë në inagurimin e tij, diçka që nuk ka ndodhur për më shumë se 150 vjet në ShBA.

Me ardhjen e tij, Joe Biden, planifikon të nënshkruajë dhjetëra urdhra ekzekutivë për të përmbysur disa nga vendimet e Donald Trump mbi migracionin, ndryshimin e klimës si dhe për të shtuar përgjegjësinë e qeverisë ndaj krizës së koronavirusit.

Ndryshe, në ceremoninë e përurimit do të përformojnë nga Lady Gaga dhe Jennifer Lopez./Demokracia.com

 

Të ngjashme