Sot mësohen gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës në futboll.
Kështu nga ora 13:00 në ambientet e stadiumin “Fadil Vokrri” hidhet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Katër skuadrat që kanë arritur deri këtu janë Prishtina, Llapi Dukagjini (Klinë) dhe Istogu të cilat do t’i mësojnë kundërshtarët e vetë.
Në këtë fazë të garave kanë arritur dy skuadra nga Superliga dhe dy nga Liga e Parë.
Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen me nga dy ndeshje në sistemin vajtje-ardhje. /Demokracia.com