Sport
Sot hidhet shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës
Demokracia
10:43 | 19 Mars 2021

Share:

Sot do të hidhet shorti për ndeshjet çerekfinale në dy garat më të mëdha evropiane për klube, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Në Ligën e Kampionëve, shorti do të hidhet nga ora 12:00, kurse në Ligën e Evropës nga ora 13:00, shkruan Demokracia.com.

Në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve do të marrin pjesë Real Madridi, Liverpooli, Porto, Bayern Munich, Paris Saint-Germaini, Chelsea, Manchester City dhe Dortmundi.

Kurse, çerekfinalen në Ligën e Evropës e kanë arritur Roma, Arsenali, Manchester Unitedi, Granada, Dinamo Zagrebi, Slavia Praga, Villareali dhe Ajaxi. /Demokracia.com

Të ngjashme