Komuna e Prishtinës javë më parë mori një vendim për ndryshimin e rrjetit të linjave dhe itenerareve të transportit publik, Trafikut Urban. Sipas Komunës, ky vendim fillon zbatimin sot.
“Ju njoftojmë se nga data 23 tetor 2023, “Trafiku Urban” fillon zbatimin e vendimit të Kryeqytetit për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C”, thuhet në njoftimin e së hënës të komunës.
Gjithashtu është funksionalizuar linja Nr: 19 Prishtinë – Kishnicë sipas orarit të mëposhtëm.
“Prishtinë: 06:30, 11:30, 16:30 dhe 19:30. Kishnicë: 07:00, 12:00, 17:00 dhe 20:00”, thuhet tutje.
“Stacioni fillestar i kësaj linje do të jetë te rrethi i Flamurit, ndërsa ai përfundimtar tek rruga “Ibrahim Rugova” në Kishnicë. Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe efikasitetit të transportit publik në kryeqytet”, thuhet në njoftimin e komunës.