ShowBiz
Sot fillon edicioni i 14-të i PriFest dedikuar regjisores Vjosa Berisha
Demokracia
15:04 | 20 Shtator 2022

Share:

PriFest – Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Prishtinë këtë vit do të organizojë edicionin e tij të 14-të përgjatë datave 20-25 shtator 2022.

Këtë vit, në kujtim të themelueses së vet festivalit, ish drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha, çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe”, tash e tutje do të mbajë emrin “Vjosa Berisha”.

Prifest është festivali më i madh i filmit artistik ndërkombëtar në Kosovë dhe si i tillë do të mbledhë filmbërës nga vendi, rajoni dhe bota.

Këtë vit në festival do të garojnë dhjetë filma nga nëntë shtete të ndryshme nga mbarë bota.

 


Disa prej tyre kanë pasur suksese nëpër festivale të tjera të rëndësishme, gjersa për disa nis rrugëtimi në PriFest.

Lista e plotë garuese e programit të filmave të shkurtë:

    1. TITAN nga Valery Carnoy, Francë/Belgjikë, 18 minuta. Premierë Kosovare
    2. NORTH POLE nga Marija Apcevska, Maqedoni e Veriut/Serbi, 15 minuta. Premierë Kosovare
    3. TO VANCOUVER nga Artemis Anastasiadou, Greqi, 24 minuta. Premierë Kosovare
    4. SAFE nga Ian Barling, USA, 16 minuta. Premierë Kosovare
    5. HAIR TIE, EGG, HOMEWORK BOOKS nga Runxiao Luo, Kinë, 15 minuta. Premierë Kosovare
    6. RED DAY/DITË E KUQE nga Besim Ugzmajli, Kosovë, 15 minuta. Premierë Kosovare
    7. MOTHER/NANË nga Val Jashari, Kosovë, 20 minuta.Premierë Europiane
    8. VUJA DE nga Viktor Ivanov, Francë, 7 minuta.Premierë Europiane
    9. CEMILE nga Belkıs Bayrak, Turqi, 11 minuta.Premierë Regjionale
    10. THE TABLE OF GRAVE/SOFRA E VARRIT nga Mirak Zymberaj, Kosovë, 15 minuta.Premierë Kosovare

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024