Lifestyle
Sot është Dita e Përqafimeve – Si nisi kjo ditë dhe pse duhet festuar
Demokracia
09:33 | 21 Janar 2021

Share:

Përpos faktit që sot është një ditë e ftohtë janari, data 21 janar festohet në botë si Dita Ndërkombëtare e Përqafimit, raporton Demokracia

Është krijuar nga Kevin Zaborney, i cili mendohet të ketë patur idenë e Ditës Ndërkombëtare të Përqafimit në vitin 1986. Ideja e tij u përfshi në Kalendarin e Ngjarjeve Chas, sepse mikesha e Zaborney në atë kohë ishte mbesa e pronarëve të botimit.

Ai zgjodhi 21 janarin pasi ndodhej midis Krishtlindjeve, festës të Vitit të Ri dhe Ditës së Shën Valentinit dhe ditëlindjeve kur ai zbuloi se njerëzit ishin përgjithësisht me humor të ulët.

Zaborney konsideroi se “shoqëria amerikane ndihet në siklet të tregojë ndjenja në publik” dhe shpresonte që një Ditë Kombëtare e Përqafimit do ta ndryshonte këtë shprehi, megjithëse ai mendonte se ideja e tij do të dështonte.

Kjo festë duhej të inkurajonte të tjerët të përqafonin të gjithë, pavarësisht se kush janë ata: anëtarë të familjes, miq apo të huaj. Përqafimi ka shumë përfitime për shëndetin tonë. Studime të ndryshme vërtetojnë se përqafimi ndihmon në ndërtimin e një sistemi të mirë imunitar dhe ul rrezikun e sëmundjes së zemrës, ul presionin e gjakut dhe nxit lirimin e hormoneve të shëndetshme.

Një përqafim ose vetëm 10 minuta mbajtje e duarve me një partner romantik zvogëlon stresin dhe efektet e tij të dëmshme fizike. Përqafimi i partnerit tuaj romantik është më i miri për shëndetin tuaj, por mos shmangni përqafimet me mikun tuaj apo edhe të huajin në Ditën Kombëtare të Përqafimit.

Ndoshta ju do të bëheni një kampion i ri përqafimi, sepse rekordi i më së shumti përqafimeve të dhëna nga një person në një orë i përket Nick Vujicic. Ai përqafoi 1,749 njerëz në një qendër ekspozite në Oregon në 2010./Demokracia.com

Të ngjashme
Lifestyle • 23 Qershor 2024