Lutfije Vokshi, motra e të pagjeturit Agim Ademi, e rrëfen historinë e zhdukjes së vëllait.
Fotografinë e vështron me mall. Janë bërë 23 vite që Lutfije Vokshi, s’e ka parë vëllain e saj, Agimi.
Ai kishte rënë në pritë nga ushtria serbe, në afërsi të Kotorrit.
Prandaj jeta duke mos ditur se a është gjallë apo ka vdekur tash e 23 vite, për Lutifjen e familjen e saj, siç thotë ajo, është mizori.
Përpjekjet për ta gjetur familjarin, asnjëherë nuk janë ndalur. Me shpresën se ai është gjallë, Vokshi është ende në kërkim të vëllait Ademit.
E kalimi i viteve, motrës nuk ia lehtësoi dhimbjen për fatin e vëllait.
Tash Vokshi ka hapur një nga shoqatat për të pagjeturit, e që edhe Fatime Zatriqi është pjesë e saj.
Zatriqi në këtë ditë të shënuar si dita e të pagjeturve kërkon zbardhjen e fatit të tyre.