Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë bërë të ditur se do të protestojnë para ndërtesës së qeverisë.
Në njoftimin e lëshuar nga ata thuhet se janë të indinjuar pasi janë neglizhuar nga ekzekutivi i vendit.
“Protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave tona e që janë Ligji për Lotarinë e Kosovës si dhe përmbushja e obligimeve, pagave për punëtorët tanë”.
“Kërkojmë praninë dhe ndihmën tuaj në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve tanë, të cilët për tri vite gjenden në gjendje të rënduar ekonomike dhe sociale”, thuhet në njoftim.