Lajme
Sot ditë zie në Kosovë për Madeleine Albright
Demokracia
07:11 | 25 Mars 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani, e ka shpallur ditën e sotme, ditë zie në Kosovë pas vdekjes së ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përcjell Klankosova.tv.

“Për shkak se ka ndërruar jetë Madeleine Albright e cila ka dhënë kontribut që s’do ta harrojmë si popull për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, presidentja e ka shpallur ditë zie të premten, dhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare këtë seancë e zhvendosim për ditën e hënë”, ka thënë Konjufca.

Të ngjashme