Kombëtarja e Kosovës në futboll nis sot rrugëtimin e saj drejt Botërorit “Katar 2022”.
“Dardanët” do të debutojnë në këtë fushatë kualifikuesesh kundër Suedisë, më “Fadil Vokrri”, në orën 20:45, me dëshirën e madhe për të marrë rezultat pozitiv, edhe pse do të kenë kundërshtar që prej sulmuesve më të mirë që ka njohur historia e futbollit, Zlatan Ibrahimovicin.
Suksesi me rezultat të thellë (4-0) në miqësore ndaj Lituanisë e ka rritur entuziazmin mes “dardanëve”, por, kuptohet, “muzika” këtë herë do të ketë tjetër ritëm. Nuk mund të mjaftojë vetëm dëshira për të triumfuar, pasi duhet përgatitje e zgjuar taktike dhe përqendrim maksimal përballë një ekipi e shumë përvojë.
Përtej mungesave shumë rëndësishme, siç janë Amir Rrahmani, Herolind Shala, Valon Berisha, Ibrahim Dresevic e Arijanet Muric, “dardanët”, të drejtuar nga trajneri me shumë përvojë, Bernard Challandes, duan ta befasojnë Suedinë, pse jo për të qenë befasia e Grupit B kualifikues. /Demokracia.com