Lajme
Sot dita e Pavarësisë në Ukrainë, Zelensky: Të jemi vigjilentë, rusët mund të sulmojnë sërish Kievin
Demokracia
08:15 | 24 Gusht 2022

Share:

Ukraina po përgatitet për sulme të mundshme brutale pasi shënon 31 vjet që kur vendi u çlirua nga Bashkimi Sovjetik dhe gjashtë muaj luftë me Rusinë.

Duke folur gjatë një fjalimi kombëtar të martën mbrëma, Zelensky tha se sot është një ditë e rëndësishme për kombin, por edhe për armikun.

Ai theksoi se do të jenë në vigjilencë për provokime të mundshme. Zelensky njoftoi se janë ndaluar të gjitha tubimet në Kiev, pasi zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas paralajmërojnë se Rusia po përgatitet të sulmojë edhe një herë kryeqytetin.

“Nesër është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne. Dhe prandaj kjo ditë, për fat të keq, është e rëndësishme edhe për armikun tonë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se nesër janë të mundshme provokimet e tmerrshme ruse dhe sulmet brutale”.

Autoritetet kanë ndaluar tubimet masive në Kiev pasi zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas paralajmërojnë se Rusia po përgatitet të sulmojë edhe një herë kryeqytetin”, tha presidenti. /abcnews.al

Të ngjashme