Lajme
Sot dhe nesër do të mbyllen disa rrugë, kjo është arsyeja
Demokracia
12:48 | 19 Qershor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot të orët e pasdites dhe nesër disa rrugë do të mbyllen për qarkullim.

Për shkak të mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë e cila do të mbahet nesër me fillim prej orës 11:30, Policia e Kosovës ka marrë të gjitha masat që të mbyll disa rrugë në mënyrë që delegacionet të lëvizin lirshëm, shkruan Demokracia.com.

Siç njofton Policia e Kosovës, për të shmangur tollovitë e ndryshme që mund të hasen në trafik, sot në orët e pasdites dhe nesër do të mbyllen disa rrugë në mënyrë që delegacionet e Shqipërisë të mos kenë pengesa në udhëtim.

“Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites (19.06.2022) dhe nesër (20.06.2022) sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Angazhimet policore rreth mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri

Prishtinë, 19 qershor 2022

Me datën 20 qershor 2022, në Republikën e Kosovës, në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës mes dy qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.  Policia e Kosovës,  do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjes dhe gjatë lëvizjes së kryeministrit dhe ministrave të Qeverise së Shqipërisë.

Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites (19.06.2022) dhe nesër (20.06.2022) sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet.

Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik. /Demokracia.com/

Të ngjashme