Kuriozitete
“Sorosi drejton një sekt”: 10 teoritë më të çmendura të konspiracionit në vitin 2021
Demokracia
09:53 | 31 Dhjetor 2021

Share:

Nëse ka një epokë në të cilën teoritë e konspiracionit kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në epokën tonë, sigurisht është kjo e jona. Megjithëse fantazitë konspirative – nga Protokollet false të Pleqve të Sionit e tutje – kanë ekzistuar për shekuj (dhe ndoshta më gjatë), në dy vitet e fundit ne kemi parë konkretisht se si ato nuk janë gjithmonë kuriozitete folklorike dhe përkundrazi mund të kenë një ndikim dramatik në shoqëri.

Nga QAnon tek rikthimi i Kennedy junior, nga teoritë e rreme për Covid-19 tek zhdukja e internetit, ja dhjetë teoritë që kanë shënuar vitin që po përfundon.

Nga më të padëmshmet tek ato që kanë pasur pasojat më të rënda:

Jeta jonë është përkundrazi një simulim i madh dixhital (një nga mbështetësit më të njohur të kësaj teorie është Elon Musk i pashmangshëm)

Aeroporti i Denverit është baza e Illuminati

Interneti nuk ekziston më

Monarku (projekti i CIA-s) kontrollon mendjet e njerëzve

Rikthimi i Kennedy junior

Axhenda 2030 dhe utopia ekokomuniste e OKB-së

Pandemia u orkestrua drejtpërdrejt nga figura të tilla si Bill Gates, George Soros dhe themeluesi më pak i njohur i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab.
Covid, vaksina dhe çipi i 5G

Emigracioni masiv shkaktohet sepse fatet e tyre drejtohen nga një sekt, i udhëhequr nga George Soros sigurisht

Shtetet e Bashkuara udhëhiqen nga një kabale pedofilësh satanistë (ku përfshihen edhe bashkëshortët Clinton dhe Barack Obama) dhe se Donald Trump ishte heroi që do ta mundte atë.

Të ngjashme
Kuriozitete • 12 Maj 2025
Kuriozitete • 09 Maj 2025