Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se pas vizitës në Prishtinë do ta vizitojë edhe Beogradin.
Ai tha se është i lumtur që erdhi në Kosovë.
“Sot, sipas zbatimit të mandatit që kam , ka biseda që po bëhen në vazhdim me stafin. Është një vizitë normale, jam i lumtur që jam këtu. Do të vazhdoj në Beograd dhe pastaj në Bruksel. Jemi duke punuar, kaq”, tha ai. /Insajderi.org/