Lajme
Sopi: Kultura në koma, ministri mjetet ua ndanë 5-6 organizatave të afërta me të
Demokracia
23:31 | 20 Janar 2025

Share:

Regjisori Agim Sopi ka deklaruar se kultura në Kosovë është në “koma”, derisa akuzoi ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, që po i përkrah financiarisht organizatat e afërta me të.

Ai ka thënë të hënën në “Zgjedhjet në KOHË” se gjendja aktuale e kulturës është e mjerueshme.

“Fatkeqësisht gjendja aktuale në kulturë është më se e mjerueshme, Kultura është në koma, s’po them që ka vdekur, por në komë. Në këtë katërvjeçar kanë ndodhur gjëra skajshmërisht negative, pasi kultura duket se është keqkuptuar si nocion. Kemi një ministri që quhet e kulturës, por është shndërruar në një ministri të shoqërisë civile”, ka thënë Sopi.

Ai ka shtuar se miliona euro buxhet iu ndahen organizatave të shoqërisë civile, derisa shtoi se instiucionet primare “janë të mbyllura dhe të shkatërruara”.

“Qendra Kinematografike e Kosovës është e mbyllur dhe e kapur. I shërben një klani që është establishuar tash e një kohë. Gjendja e trashëgimisë është e tmerrshme”, ka thënë tutje Sopi.

Të ngjashme