Sport
Sonte testi i fundit për Allegrin, Juventus luan në transfert me Spezian
Demokracia
10:35 | 22 Shtator 2021

Share:

Java e pestë në Serie A vazhdon sot me katër ndeshje e ku padyshim vëmendja do të jetë te përballja e Juventusit, shkruan Demokracia.com.

“Zonja e Vjetër” që nuk mbahet mend të ketë nisur kampionatin më keq sesa sivjet, ku në katër ndeshje nuk ka shënuar ende asnjë fitore, luan si mysafirë i Spezian dhe padyshim ky do të jetë testi i fundit i trajnerit Allegri i cili nëse dështon edhe mund të largohet nga bankina.

Dy barazime dhe dy humbje e mbajnë Juven në pozitën e 18-të n tabelë (pozitë që dërgon nën Serie B), andaj sonte nuk ka zgjidhej tjetër përveç fitores.

Një takim joshës është edhe ai i Milanit që përballet me Venezian  dhe një fitore e kthen në pozitën e dytë në tabelë.

Më poshtë gjeni orën dhe çiftet e mbrëmjes së sotme në Serie A: /Demokracia.com

Të ngjashme