Sport
Sonte sfida e dytë për “Dardanët”, sfidohen nga moldavët
Demokracia
13:39 | 17 Gusht 2021

Share:

Sot zhvillohen ndeshjet e dyta në FIBA European Challenger U16.

Takimi i parë zhvillohet mes Gjibraltarit dhe Maltës nga ora 14:00. Gjibraltari fitoi lojën e parë ndaj Shqipërisë 56:52, kurse Malta u mposhtë nga Kosova 20:117.

Kosova pas fitores së thellë ndaj Maltës, do të ndeshet me Moldavinë, që pësoi humbje nga Luksemburgu 65:77, njofton FBK-ja, përcjell Demokracia.com.

Dardanët e rinj shpresojnë në fitoren e radhës. Basketbollistët e Kosovës hyjnë në këtë Evropian pas përgatitjeve intensive, duke shpresuar për paraqitje sa më të mira dhe për rezultate sa më pozitive në këtë Kampionat, që po mbahet në Prishtinë.

Takimi i fundit është mes Luksemburgut dhe Shqipërisë. Luksemburgu mundi Moldavinë në ndeshjen e parë, ndërsa kuqezinjtë pësuan nga Gjibraltari 56:52.

Ndeshjet transmetohen në YouTube, kurse ndeshjet e Kosovës është në platformën Artmotion.

Orari

17 Gusht (e martë)

14:00 Gjibraltari-Malta

17:00 Kosova-Moldavia

20:00 Luksemburgu-Shqipëria. /Demokracia.com

Të ngjashme