Sonte pritet që të përmbyllet procesi i votimit përmes postës.
Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.
“Ju konfirmoj se sot përmbyllet periudha e votimit përmes postës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit.” , tha Elezi.
Ai tutje për Demokracia.com shtoi se deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është 38 mijë e 339.
Elezi tutje tha se pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 14 shkurt./Demokracia.com/