Lajme
Sonte në Kosovë arrijnë shiringat e para për vaksinim kundër COVID-19
Demokracia
22:00 | 25 Shkurt 2021

Share:

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin ka konfirmuar se sonte në vend pritet që të arrijnë shiringat e para që do të përdoren për vaksinimin anti-COVID-19 në Prishtinë.

Sahin përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se së shpejti do të dalin detaje të reja për arritjen e vaksinës nga mekanizmi COVAX, përcjell Demokracia.com

“Fluturimi i sotëm do të bëjë dorëzmin e shiringave të para që do të përdoren për vaksinat kundër COVID-19 në Prishtinë. Së shpejti do jepen detaje për mbërritjen e vaksinës COVAX,” është shprehur Sahin.

Sidoqoftë, ende nuk ka një datë të saktë se kur pritet të nis vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 67.906 raste nga 297.628 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.587 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 255 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.145./Demokracia.com/

Të ngjashme