Sport
Sonte ndeshja e madhe në Champions, Real Madrid – PSG
Demokracia
09:23 | 09 Mars 2022

Share:

Sonte në mbrëmje do të zhvillohen dy ndeshje interesante në fazën e 1/8-ve të Champions-it.

Në orën 21:00, do të luhet finalja e parakohshme, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Real Madrid-PSG.

Ndeshja e parë ka përfunduar me shifrat 1-0 për parizienët, por gjithçka mbetet e hapur duke parë rezultatin minimal të takimit të kaluar.

Në po të njëjtën orë, do të luhet në stadiumin “Etihad”, dueli Manchester City – Sporting.

Një ndeshje praktikisht e mbyllur për Sitin, e cila është kualifikuar që në ndeshjen e parë ku triumfoi me rezultatin 0-5 në Portugali. /Demokracia.com

Të ngjashme