Sonte, në Basel të Zvicrës do të mbahet gjysmëfinalja e dytë e Eurovisionit.
Përgjatë kësaj nate do të performojnë gjithsej 16 shtete.
E para që do të perfomojë është Australia, duke u pasuar nga Mali i Zi, Irlanda, Latvia, Armenia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Greqia, Lituania, Malta, Gjeorgjia, Franca, Danimarka, Çekia, Luksemburgu, Izraeli, Gjermania, Serbia dhe Finlanda.
Sakaq, Shqipëria ka kaluar në finale me këngën “Zjerm”, e cila po merr përkrahje të madhe anë e kënd botës.