Turneu i organizuar nën patronatin e Presidentës së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për pesë ditë rresht ka sjellur emocione të mëdha ku mbi 400 futbollistë në 40 takime kanë luftuar për tu bërë pjesë të finalës FADIL VOKRRI CUP 2021.
Nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve luhet finalja e madhe.
Ndeshjet finale të U13 dhe Seniorëve do të zhvillohen nën prezentimin e komentatorit Arlind Sadiku si dhe do të ketë të ftuar nga skena publike për ta nderuar figurën e legjendës Vokrri.
Ata që duan të jenë të pranishëm për të përcjelljur ndeshjet finale hyrja do të jetë falas. /Demokracia.com/