Sport
Sonte luan kundër Man Cityt, por dikur Haaland ishte tifoz i “Qytetarëve”
Demokracia
20:29 | 06 Prill 2021

Share:

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndërmjet Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit.

“Milionerët” nga Gjermania do të kërkojnë rezultat pozitiv ndaj Cityt që ta kenë më të lehtë në ndeshjen e dytë për të bërë befasinë, shkruan Demokracia.com.

“Armë” shtesë për ish-kampionët e Gjermanisë do të jetë edhe ylli norvegjez, Erling Haaland që luan nga minuta e parë.

Por, në një fotografi të publikuar në mediet ndërkombëtare shihet Haaland që po e përkrahte Cityn në finalen e Kupës EFL në vitin 2014.

Padyshim Haaland është një nga talentët me një të ardhme të ndritur në futbollin botëror.

Së fundmi, 20-vjeçari lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona, derisa ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024. /Demokracia.com

Të ngjashme