Sport
Sonte finalja e Final 4 Liga Unike
Demokracia
10:31 | 27 Mars 2025

Share:

Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të Ligës Unike në basketboll.

Përballja e parë, mes Vëllaznimit dhe Yllit u mbyll me fitoren e gjakovarëve, kurse ballafaqimi tjetër, ai mes Prishtinës dhe Besëlidhjes së Lezhës së Shqipërisë, nxori kryeqytetasit fitues.

E sot do të dihet edhe fituesi i Ligës, sikurse edhe vendi i dytë dhe i tretë.

Finalja e Final 4 Liga Unike zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit të enjten nga 20:00, ndeshje kjo që do të transmetohet direkt në kanalin sportiv Sport1 të platformës Artmotion.

Ndërsa lufta për vendin e tretë zhvillohet nga ora 17:00, në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë, mes Yllit dhe Besëlidhjes.

Të ngjashme