La Liga spanjolle sonte sjell njërën nga ndeshjet më joshëse në botë.
Në stadiumin “Alfrede Di Stefano” zbresin Real Madrid e Barcelona për ndeshjen e javës së 30-të në kampionatin spanjoll, shkruan Demokracia.com.
Për fat të keq, kjo ndeshje kaq e madhe nuk do të luhet në tempullin e quajtur “Santiago Bernabeu”, i cili është në rinovim e sipër, por kjo aspak nuk do ta zbehë këtë ballafaqim të madh.
Barcelona tash është vetëm një pikë larg vendit të parë, dhe një fitore sonte për djemtë e Ronald Koeman do të thoshte një hap afër titullit. Në anën tjetër Reali nëse arrin të fitojë do të parakalonte Barcelonën dhe do ti barazonte pikët me Atletico Madridin që është në vendin e parë por në ndeshjet e fundit ka hyrë në një krizë të lojës.
Kjo edhe është arsyeja që sonte nga ora 21:00, të priten 90 minuta të zjarrtë ku të dyja skuadrat do të japin gjithçka për fitore. /Demokracia.com