Sport
Sonte derbi i zjarrtë i Londrës, Mourinho përballë Tuchelit
Demokracia
10:36 | 04 Shkurt 2021

Share:

Premierliga angleze sonte sjell një përballje të zjarrtë. Tottenhami i Jose Mourinhos do të jetë përballë Chelseat të Thomas Tuchel, shkruan Demokracia.com.

Rivaliteti i këtyre dy skuadra është i jashtëzakonshëm, derisa sivjet këtë ndeshje edhe më joshëse e bënë fakti se të dyja skuadrat kanë kuotë të njëjtë pikësh, nga 33.

Tottenhami ka fituar vetëm tri nga 13 ndeshjet e fundit në Premier League, dhe kjo tregon për momentet e vështira që po kalon. Në anën tjetër Thuchel, është duke u munduar ta kthej qetësinë në bankinën e Chelseat e cila u trazua pas largimit të Frank Lampardit.

Tottenham e Chelsea ndeshen nga ora 21:00, dhe me të drejtë pritet një takim tejet joshës. /Demokracia.com

Të ngjashme