Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshje mjaft interesante.
Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në Mançester, aty ku ndeshën Manchester Unitedi dhe Atletico Madridi, shkruan Demokracia.com.
Cristano Ronaldo që po kalon formë të jashtëzakonshme, pavarësisht moshës që ka, sikur ka marrë përsipër një tjetër sukses të Unitedit dhe sonte e gjithë shpresa është tek ai që mund t’i kualifikojë “Djajtë e kuq”.
Ndeshja nis nga ora 21:00 derisa takimi i parë i luajtur në Madrid ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.
Takimi tjetër është ai ndërmjet Ajaxit dhe Benficas. Edhe në këtë ndeshje gjithçka ka mbetur e hapur, pasi takimi i parë u mbyll 2:2 dhe sonte do të dihet se kush do të prek çerekfinalen. Edhe kjo ndeshje nis nga ora 21:00. /Demokracia.com