ShowBiz
Soni Malaj dhe Flori Mumajesi sërish bashkë
Demokracia
14:31 | 23 Prill 2021

Share:

Këngëtarja Soni Malaj po bashkëpunon me ish-in e saj Flori Mumajesin për këngën pjesëmarrëse në Kënga Magjike.

“Fluturimi 3470” nga Flori Mumajesi dhe Soni Malaj ishte një nga këngët më të preferuara në këngën magjike.

Ish-çifti shumë i dashur për publikun konfirmuan lidhjen e tyre me një puthje pas performancës, por kjo romancë nuk zgjati shumë dhe çifti u ndanë.

Këngëtarja Soni Malaj ka ndarë me ndjekësit detaje rreth këngës së saj të re, e cila do të jetë pjesë e Këngës Magjike këtë vit, shkruan Demokracia.com.

E titulluar ‘Versioni im’ kënga bëri që Soni dhe Flori të punojnë sërish bashkë sepse vija melodike e këngës është bërë nga labeli Three Dots.

“Është një nga këngët më të veçanta që unë kam. Kënga mu propozua nga Three Dots”, është shprehur Malaj.

Djemtë pasi përfunduan këngën thanë: “Këtë këngë vetëm Soni Malaj mund ta këndojë”.

Rikujtojmë se Soni Malaj merr pjesë për herë të nëntë në festivalin Kënga Magjike. /Demokracia.com/

Të ngjashme