Lajme
Sondazhi: SHBA aleati më i madh dhe i pakontestueshëm për kosovarët
Demokracia
21:53 | 19 Prill 2022

Share:

Kompania e sondazheve “PIPOS” ka bërë një matje të fundit të opinionit publik.

Në të dhënat e saj fillestare shpaloset e gjetura se kë e shohin kosovarët si aleatin më të madh, e që prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 72.10 për qind.

Nga të dhënat e bëra publike në Rubikon, pas ShBA-së pason Gjermania me 13.90 përqind, e treta Turqia me 4.60 përqind dhe mandej Britania e Madhe me 4.40 për qind.

 

Të ngjashme