Lajme
Sondazhi i PIPOS: VV-ja vazhdon rënien e lirë, LDK e PDK afër njëra-tjetrës
Demokracia
21:16 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Klan Kosova përmes PIPOS ka publikuar një sondazh ku pyetja ka qenë nëse do të mbaheshin sot cilën parti do të votoni.

Nga ky sondazh Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 35.5%të votave, që është rënie e madhe në krahasim me zgjedhjet e kaluara. LVV-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit të kaluar, pati marrë 50.2 për qind të votave.

LDK-ja ka marrë 22.2% pak më pak se kjo parti i ka marrë PDK-ja me 21. 5%.

AAK-ja ka marrë 6.6% ndërsa Lista “GUXO”, ka marrë vetëm 1%, parti e cila kjo është në bashkëqeverisje me VV-në.

Nisma e cila nuk është fare pjesë e kuvendit sërish në këtë sondazh nuk e ka kaluar pragun. 2.4%

Të ngjashme