Lajme
Sondazhi i PIPOS: LVV 40.95%, PDK 22.3%, LDK 19.35%, AAK 7.8%, Nisma 3.15%
Demokracia
21:39 | 08 Shkurt 2021

Share:

Instituti PIPOS ka prezantuar të dhënat e sondazhit përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Drejtori i këtij instituti, Fisnik Halimi, është shprehur se për përgatitjen e këtij sondazhi kanë intervistuar tre mijë respondentë.

“Margjina e gabimit është 1.7 për qind”, është ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Nga të dhënat e prezantuara, është Lëvizja Vetëvendosje që prinë me 40.95 për qind, pasuar nga PDK me 22.03 për qind. Në vendin e tretë është LDK me 19.35 për qind, e katërta AAK me 7.8 për qind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate vazhdon të mbetet nën prag me 3.15 për qind.

Të ngjashme