Lajme
Sondazhi i ‘Gani Bobit’: VV e para me 53%, PDK 20% dhe LDK 17%
Demokracia
19:02 | 14 Shkurt 2021

Share:

Televizioni “Kanal 10” ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve nga “Exit Polli” i realizuar nga ”Gani Bobit” sot gjatë ditës.

Sipas këtij sondazhi, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar këto zgjedhje duke marrë 53 për qind të votave, përcjell Demokracia.com.

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me 20 për qind, LDK e treta me 17 për qind dhe AAK me shtatë për qind.

Sipas këtij sondazhi, Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, që nevojitet pesë për qind të votave. /Demokracia.com

 

Të ngjashme