Lajme
Sondazhet e nxjerrin fitues në Slloveni bashkëpunëtorin e ambasadorit Martin Berishaj
Demokracia
20:04 | 24 Prill 2022

Share:

Partia e Lirisë, e udhëhequr nga Robert Golob, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Slloveni, sipas sondazheve.

Një sondazh i publikuar nga instituti Mediana, tregon se Golob – i cili para disa ditësh u përfshi në një aferë me ambasadorin kosovar Martin Berishaj – ka fituar zgjedhjet përball kryeministrit aktual, Janez Jansha.

Subjekti i drejtuar prej tij, Partia e Lirisë, ka fituar 35.8 për qind të votave në zgjedhjet e sotme, sipas sondazhit.

Ndërkaq, kundër-kandidati më i afërt i tij është Janez Jansha, kryeministri aktual i Sllovenisë. Ai ka fituar 22.5 për qind të votave.

Socialdemokratët e udhëhequr nga Tanja Fajon, ish-raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka fituar 6.6 për qind të votave, raporton Paparaci.

Emri i Robert Golob është përmendur shumë në Kosovë në tri ditët e fundit pas publikimit të një hulumtimi gazetaresk që e implikon atë së bashku me Martin Berishajn, ambasadorin e Kosovës në Kroaci, në një skandal financiar.

Sipas hulumtimit të Planet TV, një televizioni slloven, Berishaj si pronar i një kompanie private në Mal të Zi, pranoi 600 mijë euro “cash” nga një kompani me bazë në Serbi para se t’ia transferonte ato Golobit. Hulumtimi bazohet në dokumente. Hulumtimi i përshkruan veprimet e Golob dhe Berishajt si përfshirje në shpërlarje parash.

Të ngjashme