Sport
Son përveç futbollist qenka edhe “aktor”: A ishte ky simulimi më i shëmtuar në histori të futbollit?
Demokracia
18:54 | 21 Mars 2022

Share:

Sulmuesi koreanojugor Heung-min Son ishte protagonist në fitoren e Tottenhamit ndaj West Ham United të dielën, por sulmuesi është duke u përfolur shumë në rrjetet sociale për veprimin e tij që po konsiderohet i shëmtuar që bëri në fushën e lojës.

Kur sulmuesi i “Spurs” ishte drejtuar për te këndi që të ekzekutonte një goditje këndore, Zouma i West Ham United goditi topin në drejtim të këmbës së Son me një fuqi shumë të lehtë.

Në atë moment, Son rrëzohet në tokë sikur topi e kishte goditur atë fortë.

Simulimi i pastër dhe i turpshëm nga një lojtar si Son, u bë me shpejtësi virale në internet./Demokracia.com/

Të ngjashme