Sport
Solskjaerin nuk e keni parë kurrë më të nervozuar, shikoni reagimin e ashpër pas vendimit të VAR-it për penallti
Demokracia
11:19 | 20 Shtator 2021

Share:

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer reagoi ashpër në momentin kur VAR-i vendosi për penallti në takimin West Ham – Manchester United.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 1-2 me përmbysje të rezultatit në udhëtim te West Ham, megjithëse në një moment të fundit ishin shumë afër t’i humbnin pikët e plota, shkruan Demokracia.com.

Benhrama hapi llogarinë e golave për West Hamin pas 30 minutave lojë, për ta barazuar Ronaldo më pas në të 35-tën.

Ndërsa golin e fitores Unitedi e arriti në minutën e fundit të kohës së rregullt kur Lingard shënoi në portën e londinezëve.

Krejt në fund të takimit, Noble pati mundësi të artë t’i barazonte shifrat në 2-2 sikur të mos gabonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjyqtari kryesor pas shikimit me VAR vendosi për penallti, derisa ky vendim nuk i pëlqeu fare trajnerit norvegjez që reagoi ashpër.

Solskjaer mori një shishe të ujit në tokë dhe me një forcë të madhe e hodhi sërish në fushë për të shprehur pakënaqësinë e tij. /Demokracia.com

 

Të ngjashme