Sport
Solskjaer: Sot i thua diçka një lojtari, ai menjëherë shkon dhe qan të nëna, babai apo menaxheri
Demokracia
09:20 | 14 Maj 2023

Share:

Ish-lojtari dhe trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur për një sërë temash në një intervistë të gjerë, një prej të cilave është ndjeshmëria e lojtarëve të rinj, në krahasim me të kaluarën.

Solskjaer ka thënë se jo shumë nga lojtarët e sotëm do të mbijetonin në mjedisin ku ai luajti dhe stërviti.

“Shokët e skuadrës në dhomën e zhveshjes ishin fantastikë. Roy Keane ishte një lider që të gjithë e dëgjonin. David May ishte qesharak. Gary Neville gjithmonë bënte diçka, ishte më i ngarkuari, siç është sot. Nicky Butt dhe Ryan Giggs ishin argëtues. Ishte një dhomë e mrekullueshme e zhveshjes plot me fitues që urrenin të humbnin”.

“Ndonjëherë ziheshim pas ndeshjeve të këqija, por kështu duhet të jetë. Duhet t’i shkundni pak gjërat kur nuk jeni mirë. Nëse e bëni këtë me lojtarët tani, ata shkojnë të qajnë te nëna, babai, agjentët e tyre… ata janë si fijet e borës”.

“Jo shumë nga lojtarët e sotëm do të kishin mbijetuar në atë dhomë të zhveshjes”, ka thënë Solskjaer.

Norvegjezi fitoi gjithçka me Manchester United si lojtar, ndërsa si trajner ai e drejtoi skuadrën për dy vjet e gjysmë.

Ai u largua në nëntor 2021 dhe nuk ka pasur që atëherë, por në intervistën e fundit shtoi se së shpejti do të bëhet me klub.

Të ngjashme