Sport
Solskjaer mundohet t’i shpjegojë Ronaldos përse e zëvendësoi, portugezi bën trajnerin gjatë ndeshjes
Demokracia
10:31 | 15 Shtator 2021

Share:

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në “teatrin e ëndrrave” është pritur me shumë kënaqësi nga tifozët e Machester United.

Portugezi ka treguar menjëherë cilësitë e një lojtari të madh, teksa ndaj Young Boys shënon golin e tretë në dy ndeshje të zhvilluara.

Trajnerit Solskjaer i është dashur ta zëvendësojë 5 herë fituesin e Topit të Artë në minutën e 72-të, por një vendim i tillë sigurisht nuk është pritur mirë nga ky i fundit.

Për këtë arsye kreu i bankinës së United, është munduar që menjëherë t’i shpjegojë Ronaldos arsyet e daljes së tij nga fusha. Pavarësisht kësaj, sulmuesi luzitan nuk ka qëndruar pasiv në stol, por vendosi që në momente të caktuara gjatë ndeshjes të bënte edhe rolin e trajnerit, duke dhënë udhëzime për shokët e tij të skuadrës. /Demokracia.com

Të ngjashme