Sport
Solskjaer “buzë” shkarkimit: Ky është trajneri i parë që refuzon Man Unitedin
Demokracia
11:14 | 26 Tetor 2021

Share:

Me humbjen 0-5 nga Liverpooli trajneri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer raportohet se është afër shkarkimit nga Manchester Unitedi.

Gjasat më të mëdha janë që Antonio Conte të marrë “timonin” e Man Unitedit nëse ndodh shkarkimi i Solskjaer, sipas mediave në Ishull, shkruan Demokracia.com.

Detyrën si trajner i Manchester Unitedit nuk është i interesuar ta marrë ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Sipas gazetarit francez, Julien Laurens, Zidane nuk është i interesuar të drejtojë “Djajtë”.


Në anën tjetër, Sky Sports ka raportuar se drejtuesit e Manchester Unitedit i besojnë ende trajnerit norvegjez.

Zinedine Zidane është i papunë pas largimit në maj të këtij viti nga Real Madridi. /Demokracia.com

Të ngjashme