Menagjeri i Manchester United, Solskjaer zbuloi për mediat angleze se është ende në kontakt me Erling Haaland për mundësin e transferimit në “Old Trafford”, transmeton Demokracia.com.
Si duket norvegjezi ka raporte të mira me 20 vjeçarin që kishte punuar me të në Molde.
Ka pasur thashetheme të shumta lidhur me kontratën e tij e cila thuhej se do të linte atë të largohej për 75 milion euro në verën e vitit 2022.
Këto arsye e kanë shtyrë futbollistin në dyshime për të ardhmen e tij.
Lidhur me këtë çështje për mediat Solskaer ai u shpreh se: “Unë mbaj lidhje me Erling dhe është shumë mirë ta shoh të bëhet lojtari që është bërë dhe e di që do të punojë për t’u përmirësuar gjatë gjithë kohës”.
Po ashtu shtoi se ai është lojtar i Dordmundit dhe se thjesht i uron atij sukses.
Për Solskjaer çështja e transferimit të Erling i duket e pakuptimtë të flasë, për shkak se ai është pjesë e ekipit të Dordmundit dhe e cilëson mungesë respekti nëse flet për një çështje të tillë.
Si do që të jetë Manchester United ka dëshirë për lojtarin ashtu si edhe Real Madrid që po e kërkon me ngulm. /Demokracia.com