Theophilus Solomon dhe Christian Mba vazhdojnë të ndajnë vendin e parë në listën e golashënuesve në Superligën e Kosovës në futboll edhe pas javës së pestë.
Sulmuesi i Gjilanit dhe ai i Trepçës ’89 kanë regjistruar nga katër gola në pesë xhirot e para, raporton Demokracia.com.
Solomon realizoi këtë xhiro në fitoren 0:1 të Gjilanit te Dukagjini, kurse Mba shënoi në humbjen 2:3 të “Minatorëve” në shtëpi nga Malisheva.
Dyshen nga pas po i ndjek edhe mbrojtësi i krahut, Besnik Krasniqi që ka realizuar tre gola për Dritën.
LISTA E GOLASHËNUESVE: