Sport
Sokoli reagon pas humbjes së Gjilanit: Ky rezultat na dërgon në luftën për ekzistencë
Demokracia
15:23 | 06 Mars 2021

Share:

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli e ka komentuar barazimin e sotëm ndaj Arbërisë.

Në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës, Gjilani barazoi në shtëpi 1:1 me Arbërinë, shkruan Demokracia.com.

Pas ndeshjes, Sokoli ka thënë se skuadra e tij ka shumë probleme.

“Luajtëm me shumë presion dhe ishim konfuz në disa momente. Kemi shumë probleme me futbollistë të lënduar, duke nisur nga reparti defansiv, me ç’rast mungojnë shumë futbollistë”, ka thënë Sokoli në “Art Sport”.

“U detyruam të bëjmë ndryshime në formacion dhe kështu do jemi të detyruar të improvizojmë edhe për ndeshjet e radhës”, tregoi ai.

“Ky rezultat nuk na konvenon aspak dhe na dërgon në luftën për ekzistencë. Është momenti ku duhet të shiqojmë daljen nga kjo situatë”, shtoi Sokoli. /Demokracia.com

Të ngjashme