Sport
Sokoli e vlerëson të madhe pikën e fituar kundër Gjilanit
Demokracia
15:44 | 19 Shkurt 2023

Share:

Gjilani dhe Malisheva kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 20-të kampionale në elitën e futbollit kosovar.

90 minutat në stadiumin ndihmës në Gjilan u mbyllën 2:2, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli e vlerësoi të madhe pikën e fituar në Anamoravë.

“Ishte një ndeshje e fortë nga të dyja ekipet. Dy ekipet që luftuan për pikë dhanë maksimumin, flas për lojtarët e mi të cilët dhanë maksimumin për ta fituar këtë pikë. Është një pikë e madhe për neve. Ekipi ynë pati disa momente që mund t’i kishte shfrytëzuar më mirë kundërsulmet. Duhet të përmirësojmë lojën në mes të fushës dhe në mbrojtje të jemi më agresiv. Por, them sërish se djelmoshat dhanë gjithçka nga vetja”, ka thënë Sokoli për Art Sport./Demokracia.com/

Të ngjashme