Sport
Sokol Cikalleshi vazhdon me klubin turk, nënshkruan edhe për dy vite
Demokracia
14:50 | 03 Shkurt 2022

Share:

Sokol Cikalleshi e ka vazhduar kontratën e tij me klubin turk edhe për dy vjet të tjera.

Me kontratën e re të nënshkruar, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë do të jetë pjesë e Konyasporit deri në vitin 2024, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur Konyaspor përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.

“Klubi ynë ka rinovuar kontratën me futbollistin tonë të suksesshëm Sokol Cikalleshi deri në vitin 2024, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.  Nënkryetari ynë Nuh Kaygısız mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të mbajtur në Sallën e Konferencave të Shtypit të Stadiumit Metropolitan MEDAŞ Konya”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit turk.


31-vjeçari i Kombëtares së Shqipërisë është pjesë e Konyasporin që nga vitit 2020 kur u transferuar nga Akhisarspor.

Ndryshe, Konyaspori bën gara në elitën e futbollit turk./Demokracia.com/

Të ngjashme