Aktorja latine, Sofia Vergara, ka dhënë më shumë detaje rreth divorcit të saj nga Joe Manganiello.
Ajo tha se qëndrimet e ndryshme përfundimisht çuan në divorcin e tyre, i cili u konfirmua nga PEOPLE në korrik.
“Mendoj se nuk është e drejtë për fëmijën. Unë e respektoj këdo që e bën këtë, por kjo nuk është më për mua”.
Vergara, e cila ndan djalin Manolo me ish-burrin Joe Gonzalez, vazhdoi: “Unë pata një djalë në moshën 19 vjeç, i cili tani është 32 vjeç dhe jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë. Kështu që, nëse dashuria vjen, ai duhet të vijë me fëmijët [e tij]”.
“Unë jam pothuajse në menopauzë, kjo është mënyra e natyrshme e gjërave,” shtoi ajo, shkruan People.