Mund t`i jetë dukur kujtdo i papritur lajmi i ndarjes së Sofia Vergara dhe Joe Manganiello. Prapaskenat e divorcit të korrikut të shkuar i ka zbuluar vetë e zonja e punës. Sofia Vergara, në një intervistë për El Pais ka thënë se mosha ishte shkaku i ndarjes.
“Jam e sapodivorcuar nga bashkëshorti im i dytë, me të cilin isha për 10 vjet. Martesa ime u prish sepse burri im ishte më i ri në moshë se unë. Ai donte të kishte fëmijë dhe unë nuk doja të bëhesha nënë e madhe në moshë. Mendoj se nuk do të ishte e drejtë për fëmijën. Unë e respektoj këdo që e bën këtë, por kjo nuk është diçka që e dua për veten time. Kam një djalë 32 vjeç dhe jam gati të bëhem gjyshe, jo nënë”, tha Vergara.
Monolo është djali i saj nga martesa e parë.
Më tej Sofia Vergara shtoi:
“Unë jam pothuajse në menopauzë. Është diçka e natyshme. Kur djali im të bëhet baba, le të ma sjellë pak fëmijën t`ia mbaj. Më pas do t`ia kthej dhe do vazhdoj jetën time. Kjo është ajo që duhet të bëj”.
Sofia është 51 vjeç, kurse Joe 47.